Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi sot kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Fran Prendi në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit. Po ashtu u rrëzua dhe kërkesa për veçimin e gjykimit për Blerim Shullazin. Blerim Shullazu nëpërmjet avokatit kërkoi veçim gjykimi për shkak të kompetencës lëndore dhe dërgimin e dosjes së tij në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krujës.
Ndërkohë, seancën e sotme, Prokuroria kërkoi si dëshmitarë në gjyq, Saimir Tahiri, Lindita Nikollan, Haki Cakon, Ylvi Beqajn, Dhori Kulen dhe Mynyr Konin.
Emiliano Shullazi është arrestuar nën akuzën për kërcënim. Akuzat ndaj tij u ngritën pas denoncimit për kërcënimin e Mynyr Konit dhe DHori Kules, gjatë garës për rektor të Universitetit ët Tiranës.
DRONI.al











