Dje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojë,s gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Nisan” me targë DL 2713 A, me drejtues Jetmir Gega, dhe pasagjer Xhuljano Marku, në tavanin e mjetit u gjet një qese brenda të cilës ndodhej një sasi prej 490 farash të ngjashme me ato të Canabis Sativa ku pas peshimit rezultoi 20.8 gram
Për këtë rast u arrestuan në flagrancë…
Xhuljano Marku, 23 vjeç, banues në fshatin Zejmen Lezhë,
Jetmir Gega, 29 vjeç, banues në fshatin Spiten Lezhë,
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Xhuljano Marku, u gjet një qese plasmasi me material bimor në formë boçe e ngjashme me Canabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 670 gram.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga nenet 283 e 25 të Kodit Penal.












