Një video e filmuar fshehtas me celular tregon dy policë që shajnë dhe ofendojnë drejtuesin e një mjeti në rrugë.
Policët afrohen me kërcënime dhe sharje banale, pasi siç duket mjeti i kishte prerë rrugën makinës së policisë.
Policët duket se nuk e ndalojnë drejtuesin e mjetit vetëm e shajnë dhe e kërcënojnë.
Video është publikuar nga Nisma Thurje dhe nuk specifikohet në çfarë qyteti është filmuar.











