Foto Ilustruese
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se dje, rreth orës 08:00, në rrugën “Jordan Misja”, në pragun e derës së apartamentit të shtetasit Sh. N., 47 vjeç, me detyrë specialist i SHISH, është gjetur një qese e tejdukshme, ku brenda të cilës kishte 7 fishek, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materaiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.












