Kundërshtarët me zë dhe pa zë të Lulzim Bashës, të mbetur jashtë listave të deputetëve për zgjedhjet e 25 qershorit, zhvilluan sot një takim mes tyre, në një nga hotelet e Tiranës.
Majlinda Bregu, Astrit Patozin, Arben Imamin dhe Jozefina Topallin, Ridvan Bode dhe Kletis Kruja, ishin pjesëmarrësit e këtij takimi.
Takimi u zhvilluar pasi në një konferencë shtypi, Topalli dhe Imami dolën publikisht duke kërkuar shkarkimin e Bashës si kryetar i PD.












