Reperi kosovar Mozzik, është shprehur së fundmi se nuk i ka shumë të mira marrëdhëniet me shkollën, dhe muzika është e vetmja gjë që ai dëshiron.
Në një intervistë ai ka pranuar se kishte rezultate të mira, por nuk arriti të vazhdonte dot gjimnazin dhe 8 vjeçaren, edhe pse e kishte ëndërr.
“Kom pas ëndërr me kry Gjimnazin, pata filluar Gjimnazin por ishte një profesor i cili i ka penguar veshja ime e më ka larguar nga ora vetëm për shkak të veshjes”, ka thënë Mozzik, i cili pas këtij rasti nuk ishte kthyer asnjëherë më në shkollë.












