Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, është finalizuar operacioni antikorrupsion, i koduar “SGS-25”. Për pasojë arrestohen në flagrancë dy inspektorë teknikë pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.
Prangosjet ndodhën ditën e djeshme.
Në kuadër të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i:
– Ermal Islamaj, 32 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.
– Bujar Syla, 44 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik, pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi në kuadër të hetimit proaktiv një mujor, këta shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme kalonin automjete, të llojeve të ndryshme në kolaudim, kundrejt pagesës, jashtë kushteve teknike.












