Ende pa nisur zyrtarisht fushata elektorale, vjen denoncimi i parë nga Partia Demokratike për blerjen e votës. Deputetja demokrate e Korçës Eleina Qirici denoncon tentativat nga strukturat politike për blerje vote.
Në faqen e saj të “Facebook”, Qirici iu bën thirrje banorëve të qarkut të Korçës të mos negociojnë me votën kundrej shumave monetare qesharake. Ajo thekson se vota nuk shitet e as nuk do të blihet.
Kujtojmë se pak ditë më parë parlamenti votoi ligjin që ashpërson masat për shitjen e votës, një pikë kjo e marrëveshjes Rama-Basha.












