Dy ministrat teknikë të PD, ai i Brendshmi, Dritan Demiraj si dhe ministrja e Financave, Helga Vukaj, zhvilluan sonte në mbrëmje një inspektim në portin e Durrësit.
Inspektimi i dy ministrave bëhet për sigurinë në Port dhe kontrollin e mjeteve dhe udhëtarëve.
Dy ministrat kanë paralajmëruar strukturat e policisë në port. Porti i Durrësit është etiketuar shpesh si porta kryesore e trafikut të drogës drejt Italisë.











