• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRAFIKËT/ Arsyet, ja pse po zhvlerësohet euro në Shqipëri?!

admin by admin
24 May, 2017
in Ekonomia
0
GRAFIKËT/ Arsyet, ja pse po zhvlerësohet euro në Shqipëri?!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa në bursat ndërkombëtare euro po këmbehet me 1.12 USD, niveli më i lartë në një vit, në Shqipëri euro është afër niveleve më të ulëta që prej tetë vitesh, në rreth 134.5 lekë. Cilët janë faktorët që po zhvlerësojnë monedhën e përbashkët…
Monedha e përbashkët ka vazhduar të zhvlerësohet në tregun vendas duke u këmbyer sot me 134.5 lekë.  Ndonëse në bursat ndërkombëtare, euro është afër nivelit më të lartë në një vit, në 1.12 USD, në Shqipëri monedha e përbashkët është afër niveleve më të ulëta në gati 8 vjet. Euro po këmbehet në tregun vendas me rreth 134.5 lekë, njësoj si në dhjetor 2016, kur ajo zbriti në bursa në 1.05 USD.
Grafiku “Kursi i këmbimit lek-euro dhe euro-USD në bursa” tregon qartë se në prill-maj të këtij viti, kursi në vend ka ecur në të kundërt të bursës ndërkombëtare, çka tregon se janë faktorët e brendshëm ata që po përcaktojnë forcimin e lekut dhe rënien e euros.
Aktorët e tregut pohojnë se mbi oferta në valutë dhe kërkesa e ulët për të ka sjellë që euro të zhvlerësohet përkundrejt monedhës vendase, ku në të njëjtën datë një vit më parë euro këmbehej 3.6 lekë më shumë.
Ekspertët e tregut thonë se në treg nuk ka kërkesë për valutë, ndërsa oferta në lek mbetet e ulët për shkak të rënies së investimeve dhe shpenzimeve të ulëta buxhetore. Për 4 mujorin, buxheti rezultoi me një suficit prej 11 miliardë lekësh, nga 1.4 miliardë lekë që ishte plani, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Shpenzimet kapitale ishin rreth 1.3 miliardë lekë më pak se plani.
Tjetër arsye sipas aktorëve të tregut për zhvlerësimin e monedhës së përbashkët ka qenë edhe viti zgjedhor, ku partitë politike duket se po i kryejnë shpenzimet në valutë, ndërsa dhe oferta në euro është e lartë për shkak të burimeve informale (të ardhurat nga kultivimi masiv i hashashit).
Por, një tjetër arsye e rëndësishme, që pohojnë ekspertët është dhe mungesa e likuiditetit në lekë nga bizneset, një tregues i aktivitetit të dobët ekonomik. Si rrjedhojë, bizneset po konsumojnë rezervat e tyre në valutë. 
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se niveli i depozitave në valutë për korporatat jo financiare ka rënë me 42 milionë lekë në shkurt-mars të këtij viti, tkurrja më e lartë në më shumë se një vit (shiko grafikun Depozitat në euro të korporatave jofinanciare private).  Kjo është një mënyrë për të mbuluar mungesën e likuiditetit pohojnë ekspertët e tregut, ndërsa forma tjetër është përmes emetimit të borxheve.
Zhvlerësimi në datat përpara pagesës së tatimit dhe sigurimeve sipas ekspertëve të tregut vjen pasi bizneset për të kryer pagesat po prekin depozitat, të cilat kryesisht i kanë në valutë. Monitor
depozitat-ne-euro

Previous Post

Vrau kushëririn, Prokuroria kërkon burg përjetë për Denis Zakan

Next Post

PD – PS bashkojnë votat edhe në KQZ, LSI ngelet në “opozitë”

admin

admin

Next Post
PD – PS bashkojnë votat edhe në KQZ, LSI ngelet në “opozitë”

PD – PS bashkojnë votat edhe në KQZ, LSI ngelet në “opozitë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.