Një zyrtar i lartë i rëndësishëm u ekzekutua sonte në Vlorë në qendër të qytetit. Personi i vrarë besohet se është drejtori i OSSHE në Vlorë , Roland Saliu.
Mësohet se automjeti nga i cili kanë dalë atentatorët është djegur në Panaja pak minuta pas vrasjes. Viktima ishte ulur në tavolinën e fundit. Besohet se atentati ka qenë i parapërgaditur. I plagosur eshte Ervent Hysani, pronar i lokalit, i cili eshte ne gjendje te rende ne spital. Policia eshte e paqarte se kush ka qene ne te bertete objektivi i atentatit.

Një person tjetër është i plagosur. Viktima është ende në oborrin e një hoteli ndërsa njerëzit janë grumbulluar te vendi i ngjarjes.
Mësohet se dy personat që qëlluan kanë qenë të maskuar.












