Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha ka nisur punën me firmosjen e disa dokumentave që ditën e parë.

Edhe pse në seancën e djeshme u tha se ministrat teknikë nuk kishin kompetenca konkrete, e konfirmuar edhe vetë kryeministri Rama, por me sa duket nuk është kështu.

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha e ka nisur ditën e saj të parë të punës, fill pas betimit në Presidencë. Ka anuluar një delegim kompetencash dhe më pas ka lejuar një blerje të vogël në ministri.











