• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Ja qelia ku u mbyll heroi i revoltës së Spacit: Unë këtë pushtet nuk e dua

admin by admin
23 May, 2017
in Kronika
0
FOTO/Ja qelia ku u mbyll heroi i revoltës së Spacit: Unë këtë pushtet nuk e dua
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kastriot Dervishi

Më 21 maj 1973 nisi revolta e Spaçit, si solidaritet i të burgosurve ndaj shoku të tyre Pal Zefi. Në vijim do gjeni dëshminë në hetuesi të Zefit në lidhje me këtë ngjarje. Po ashtu për ilustrim, mund të shihni vendin ku punonin të burgosurit, galerinë e minierës, vendin aq pak të njohur për publikun vendas apo të huaj, sepse vëmendja në të shumtën e rasteve përqendrohet te fjetinat e jo te galeritë famëkeqe të Spaçit.

Pjesë nga hetuesia e datës 22 maj 1973 ndaj Pal Zefit

Pyetje: Akuzoheni se duke marrë pjesë në një organizatë kundër pushtetit keni kryer krimin e sabotimit, të agjitacionit e propagandës për kundër pushtetit popullor dhe se keni goditur personat zyrtarë përfaqësues të pushtetit në kryerjen e detyrës. Na jepni shpjegime për akuzat që ju bëhen.

Përgjigje: Akuzat që më bëhen, i kuptova, por nga këto akuza pranoj vetëm akuzën e goditjes së personave të pushtetit se kam goditur dy nënoficerë dhe oficerin operativ të repartit nr.303 Spaç të cilëve emrat nuk ua di. Gjithashtu pranoj se kam agjituar e propaganduar për kundër pushtetit popullor vazhdimisht në kamp, në mes të të dënuarve. Kështu unë kam folur vazhdimisht në kampin e Spaçit me të madhe si në kapanon e jashtë në prani të dhjetëra të dënuarve përkundër pushtetit, për arsye se unë këtë pushtet nuk e dua. Këtë pushtet nuk e dua se ai më ka dënuar në mënyrë të padrejtë e më mban në burg, më ka dënuar me privim të lirisë dhe nuk më ka futur në regjim burgu, por më ka çuar në kamp duke bërë punë të detyruar. Për këtë arsye, unë kam refuzuar vazhdimisht me dalë në punë për të punuar në minierë. Në muajin janar kam ardhur në Spaç dhe këtu gjeta edhe vëllanë tim Gjokë Zefi, i cili është dënuar bashkë me mua me 8 vjet heqje lirie. Si erdha këtu më futën në punë në minierë minator dhe në muajin shkurt unë bashkë me vëllanë vendosëm mos me punue dhe kërkuam të na dërgojnë në burgun e Burrelit, por komanda nuk na dërgoi në Burrel. Kemi qëndruar 3 muaj pa punë dhe më 20 mars vëllanë e hoqën nga Spaçi dhe e dërguan në Ballsh duke na ndarë nga njëri-tjetri, gjë që ishte një provokim i madh i komandës. Më 20 prill, komanda, duke përdorur forcën më ka futur në birucë e më ka izoluar një muaj kohë.

Gjatë kësaj kohe më kanë torturuar duke më dhënë ushqim me mungesa dhe të helmuar me doza të vogla me qëllim për të më dobësuar organizmin, gjë e cila më revoltonte më shumë ndaj pushtetit. Si mbarova dënimin disiplinisht, më 20 maj i kërkova rojës së brendshme të më nxirrte nga biruca.

Mirëpo roja më tha që nuk do më nxirrnin e aty kisha për të vdekur. Të nesërmen të mëngjes, roja i brendshëm kur erdhi të më heqë batanijet si zakonisht, harroi hapur derën e birucës, nuk e mbylli me kyç, duke e lënë vetëm me shul nga jashtë. Unë nëpërmjet hekurave dola nga biruca rreth orës 5.30 të datës 21.5.1973, gjeta një shufër hekuri dhe hipa mbi tarracën e banjave. Roja i brendshëm më pa dhe më tha të hyja në birucë. Unë i thashë se gjallë nuk hyja në birucë. Pas pak kohe, në kamp hyri oficeri operativ me 5-6 policë. Më bëri thirrje të hyja në birucë.

I thashë të mos afroheshin se do i godisja. Në këtë moment më është afruar i dënuari Mehdi Noku për të më kapur, por e godita me shufër në krah. Më është afruar edhe një polic, por edhe këtë e kam goditur në krah. Më kanë kapur policët e tjerë dhe më shtrinë në tokë. Në këtë moment disa të dënuar të tjerë që ndodheshin 10 metra larg tarracës të cilët po përgatiteshin të shkonin në punë, sulmuan policët duke më dalë në mbrojtje duke më hequr nga krahët e policëve. Si jam çuar në këmbë, kam goditur operativin e kampit me një shpullë në fytyrë dhe pastaj jemi shpërndarë. Unë kam shkuar në kapanon dhe s’kam shkuar në birucë.

Bashkëlidhur:

1-Foto e galerisë së kampit të Spaçit

2-Dera e hekurit e birucës ku qëndroi Pal Zefi.

3-Faksimile e hetuesisë.

(Fotot nuk publikohen për herë të parë)

Previous Post

Hapet “Shtëpia me Gjethe”, nisi si shtëpi lindjeje, por ku përfundoi

Next Post

“Prandaj erdhi Meta në zyrën time në ditën e marrëveshjes”

admin

admin

Next Post
“Prandaj erdhi Meta në zyrën time në ditën e marrëveshjes”

“Prandaj erdhi Meta në zyrën time në ditën e marrëveshjes”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.