Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka bërë një deklaratë të fortë sot, lidhur me puçin e dështuar në Turqi korrikun e vitit të kaluar.
Ai tha në një deklaratë për mediat se persona pjesëmarrës në puçin e organizuar në Turqi fshihen në Shqipëri.
“Ne po bëjmë verifikime, do hetohen edhe bizneset. Janë vënë në dispozicion informacione konkrete”, u shpreh Llalla.
Pak ditë më parë alarmin e ka dhënë Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca, i cili në një takim me homologun e tij shqiptar Adriatik Llalla, i ka kërkuar këtij të fundit hetime për këta persona.











