Autobusi i linjës Burrel – Tiranë është përplasur me një makinë tip “Benz”, paraditen e sotme.
Aksidenti ka ndodhur pranë tunelit të Shkopetit.
Ende nuk dihet gjendja e pasagjerëve, por makina tip “Benz” ka pësuar dëmtime serioze.
Një ambulancë dhe një zjarrfikëse raportohet se janë nisur nga Laçi për në vendngjarje.












