Forca të shumta policie kanë rrethuar një lokal në Elbasan, pasi te shkallët e tij është konstatuar një pako që dyshohet se është eksploziv.
Lokali ndodhet në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Policia ka rrethuar perimetrin dhe ka njoftuar xhenierët për lëndën e dyshuar, ndërsa ka bërë evakuimin e klientëve të lokalit dhe personave përreth.












