Ekspertët xhenierë kanë realizuar shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit të gjetur sot në një lokal në Elbasan.
Pakoja e dyshimtë u gjet pranë një lokali në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.
Forca të shumta policie rrethuan ambientet e lokalit, i cili është në pronësi të personit me emrin Nik Braka.
Fillimisht Policia bëri edhe evakuimin e personave dhe të mjeteve në zonë.











