Kush mendon se Ilir Meta është mërzitur nga marrëveshja Rama – Basha, duhet të shohë pamjet, që Monika Kryemadhi i ka publikuar në Facebook. Natën e kaluar, presidenti i ardhshëm është lëshuar në kërcim bashkë me nusen dhe dhëndrin. Ka habitur edhe bashkëshorten e tij që e pranon se është bërë xheloze.
“Meqë nuk kam bërë dasmë vetë, dhe u ndjeva pak ‘xheloze’ për kërcimin e Ilirit, them t’ia jap shansin të kërcejë edhe me mua, nëse bëjmë edhe ne një dasmë tradicionale”, shkruan Monika në Facebook.












