Ky djalë ka vendosur t’i bëjë një shaka të kripur të dashurës së tij. Ai është mbyllur për pak minuta në tualet dhe ka bërë sikur i ka rënë të fikët e është gjakosur. Ka bërë pak zhurmë dhe e dashura është futur me furi në tualet.
Ajo e ka gjetur të shtrirë e të mbuluar me gjak, por në ndryshim nga shumë të tjerë, që do të alarmoheshin e do të telefononin menjëherë ambulancën, ajo “nuk e vë ujin në zjarr” fare.
I afrohet, i kërkon disa herë që të ngrihet dhe i flet me qetësi.
Një kamera gazmore e shkuar jo siç duhet, por me një fund gazmor, ku surprizën në të vërtetë e mori djali e jo vajza.












