• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Gafa e Policisë, ish kandidati i PD: Ja si më bënë hajdut të makinës sime

admin by admin
21 May, 2017
in Kronika
0
SKANDAL/ Gafa e Policisë, ish kandidati i PD: Ja si më bënë hajdut të makinës sime
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e akuzon për vjedhjen e automjetit të tij. Incidenti që i shkaktoi shoqërimin në komisariat për 5 orë, i ndodhi dje Igli Kokalarit, mjek në profesion dhe ish-kandidat i PD-së për Bashkinë e Gjirokastrës në vitin 2015. Ajo çka Kokalari rrëfen në lidhje me shoqërimin e tij, ka të bëjë me një denoncim të kryer prej tij rreth dy vite më parë për vjedhjen e targës së automjetit. Me sa duket, policia e ka regjistruar të gjithë mjetin si të vjedhur e pas “hetimeve intensive” dje ndaloi “hajdutin” e makinës, vetë Kokalarin.
Janë dashur disa orë shpjegime në rajon që mjeku i njohur në Gjirokastër t’u shpjegonte efektivëve të Fierit që e ndaluan se pronar i mjetit që figuronte në sistemin e policisë si e vjedhur ishte vetë ai, dhe se gjithçka ishte një ngatërresë, pasi ky automjet nuk ishte denoncuar ndonjëherë si i vjedhur, por vetëm targat e saj.
Në një intervistë për “Panorama”, Kokalari rrëfeu 5 orët e tij në komisariatin e Fierit, ku atij iu desh të sqaronte efektivët që e kishin shoqëruar se pronar i mjetit të “vjedhur” ishte ai dhe se ky mjet në të vërtetë nuk ishte vjedhur asnjëherë, përveç targës së tij.

Z. Kokalari, si ndodhi që ju përfunduat si i shoqëruar në polici?
Ndodhi sot në mëngjes (dje) teksa po kaloja në Fier duke ardhur nga Tirana. Postblloku policor më ka ndaluar në hyrje të Fierit dhe unë kam ndaluar duke i vënë në dispozicion dokumentet e mjetit. Pasi kanë marrë dokumentet, kanë komunikuar me radio me Sallën e Policisë. Aty më kanë komunikuar edhe mua se mjeti yt është i vjedhur dhe se duhet të vish në polici. Jam habitur sinqerisht, sepse unë nuk jam kontingjent që merren me veprime të paligjshme. Kam kërkuar shpjegime, por më kanë thënë që do vish në polici.

Si ka qenë sjellja e efektivëve të Policisë?
Përpara se të flas për sjelljen, dua të denoncoj mënyrën e funksionimit të një institucioni si Policia e Shtetit, e cila operon me sistem konfirmimi aspak produktiv dhe që qytetarin e thjeshtë e akuzon përpara se të ketë ndodhur një veprim konkret. E them këtë sepse unë u akuzova si hajdut dhe paradoksi qëndron në atë që konsiderohem hajdut i automjetit tim.

Si qëndron e vërteta, çfarë problemi kishte me automjetin tuaj?
Dy vjet më parë më kanë vjedhur targat e automjetit dhe këtë rast e denoncova në polici. Targat u zëvendësuan nga DRSHTRR-ja sipas kushteve që operohet në këto raste. Ndërkaq, Policia e Shtetit me sa kuptova sot (dje), e pati emetuar në gjendje aktive rastin në fjalë dhe rezultonte si i vjedhur automjeti bashkë me targat. Ndërkohë që unë nuk kam bërë denoncim për vjedhje mjeti, por për vjedhje të targave. Kësisoj, Policia e Shtetit ka harruar të rifreskojë të dhënat për këtë rast dhe informacioni nuk është freskuar në sistemin e të dhënave të Policisë Rrugore që të rezultojë si rast i zgjidhur, por rezulton në pikën fillestare, pra makinë e vjedhur me targa të vjedhura.

Sa kohë keni qëndruar i ndaluar?
Kam qëndruar gati pesë orë në ambientet e Komisariatit të Policisë në Fier teksa u shpjegoja se nuk mund të jem në të njëjtën kohë edhe viktimë e vjedhjes, edhe hajdut i mjetit. Por kjo ka qenë mjaft e vështirë për t’u kuptuar nga Policia e Shtetit sepse ata i qëndronin besnik dokumentacioneve që vetë i kanë gatuar si sytë e tyre.

Pra, mjeti juaj ka rifreskuar targat dhe ndërkohë që keni të njëjtin automjet edhe pas vjedhjes së targave të mëparshme?

Po kjo është e gjitha. Policia e Shtetit ka regjistruar që targat dhe makina figuron e vjedhur, ndërkohë që unë kam denoncuar vetëm targat dhe jo makinën. Dhe policët kërkonin edhe hajdutin e targave dhe të makinës për t’ia kthyer makinën viktimës së vjedhjes që ka vetëm një emër dhe ai është Igli Kokalari. Jetojmë në vendin e paradokseve, s’di ç’të them më tepër. Mjerë ky popull se çfarë policie ka!

Previous Post

FOTO/ Korçë, antidroga sekuestron drogë në një lokal nate, 7 të arrestuar

Next Post

Zgjedhjet në Kavajë, zbulohen zbulohen emrat e kandidatëve të PS dhe PD

admin

admin

Next Post
Zgjedhjet në Kavajë, zbulohen zbulohen emrat e kandidatëve të PS dhe PD

Zgjedhjet në Kavajë, zbulohen zbulohen emrat e kandidatëve të PS dhe PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.