• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPORTAZH/ Mediat angleze: Kukës, pse ikin fëmijët shqiptarë në Angli

admin by admin
21 May, 2017
in Kronika
0
REPORTAZH/ Mediat angleze: Kukës, pse ikin fëmijët shqiptarë në Angli
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në sheshin e lojërave jashtë shkollës 9-vjeçare Skëndërbeu, grupe djemsh qëndrojnë në rreth, duke nisur një lojë futbolli dhe duke u përpjekur të strehohen nga dielli i mesditës.
Pak gjëra mund të bësh në këtë qytet të largët në malet e Shqipërisë së veriut, ku vendet e punës janë të pakta dhe varfëria është ekstreme.
Për djemtë adoleshentë ekziston vetëm një rrugëdalje.
“Unë dua të shkoj në Angli për një jetë më të mirë”, shprehet 17-vjeçari Edison Dauti, teksa shokët e tij të klasës bërtasin nga prapa.
“Do të bëj çfarëdolloj pune. Vëllai dhe miqtë e mi kanë shkuar tashmë. Jam xheloz. Ajo është ëndrra ime”.
Vëllai i Dautit u largua nga qyteti katër vite më parë, një ndër qindra djem të kësaj zone, disa prej të cilëve 13-vjeçarë, familjet e të cilëve paguajnë mijëra paund për trafikantët e njerëzve që t’i dërgojnë në Britani.
Çdo familje duket se ka të paktën një të afërm në Londër, shumë prej të cilëve përfundojnë duke punuar në mënyrë të paligjshme në kantieret e ndërtimit ose në lavazhe.
Qyteti i vogël mbijeton me paratë e dërguara nga Britania. Shtëpitë e reja me tulla të ndërtuara me para të thata, të fituara në vende të tilla si Kingston, Surrey dhe Barking në lindje të Londrës, qëndrojnë fare pranë strukturave të shkatërruara me që datojnë nga vitet komuniste.
Sipas statistikave të autoriteteve britanike, një në tetë fëmijë shqiptarë, që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe janë të pashoqëruar.
Sërish, fëmijët e Hasit, që njësoj si shumë të tjerë bëjnë një udhëtim prej 1.500 miljes nga ky vend i varfër i Ballkanit, prej 2.9 milion njerëzish, ikin nga varfëria dhe mungesa e të perspektivës, apo lufta për bukën e gojës.
Zyrtarët lokalë thonë se papunësia mes të rinjve mund të arrijë deri në 80%. Për ata që kanë fatin të kenë një punë, pagesa rrallë shkon përtej 270 paund në muaj.
“Njerëzit ikin nga ky vend çdo ditë”, thotë Flamur Nauti, drejtori i shkollës.
“Shumë nga nxënësit e mi lënë shkollën për Anglinë”.
“Shumë prej tyre ikin ilegalisht. Kërkojnë punë dhe një jetë më të mirë. Është e vështirë të gjesh punë këtu”.
Autoritetet vendore thonë se nuk mund të bëjnë asgjë për t’i bindur të rinjtë, të mos ikin.
“Nuk ndjehem mirë që nuk kam mundësi t’i ofroj njerëzve më shumë mundësi” thotë Adem Lala, kryetari i bashkisë.
“Por shqiptarët e duan punën, dhe këtu nuk ka biznese”.
Që nga rënia e regjimit komunist në 1991, një nga më të egrit në Europë, shqiptarët kanë shkuar jashtë në kërkim të mundësive të tjera, duke e ulur numrin e popullsisë nga 3.3 milion në 2.9.
Familjet paralizohen financiarisht, duke marrë borxhe prej të afërmve apo fajdexhinjve, për të paguar trafikantët që t’i marrin fëmijët e tyre.
Megjithëse Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian, qytetarët e saj mund të udhëtojnë në vendet e zonës Shengen pa viza. Zakonisht djemtë udhëtojnë në Francë apo Belgjikë, dhe nga aty, paguajnë 10 mijë paund për trafikantët që t’i kalojnë përmes detit, apo në makina për në Britaninë e Madhe.
Më shumë se 400 fëmijë shqiptarë kërkuan azil në Britaninë e Madhe vitin e shkuar, të dytët pas afganëve. Kur arrijnë moshën 18 vjeç, rezulton se mbi 93% e tyre janë zhdukur nga shtëpitë e kujdestarisë. Një prej zyrtarëve shqiptarë tha se përfundojnë duke punuar si skllevër, pa pagesë.
Duncan Norman, ambasadori britanik në Shqipëri, udhëtoi vitin e shkuar pranë Kukësit, një qytet në veri, për të folur me fëmijët mbi rrezikun që i kanoset nga krimi i organizuar, ndërsa i bëri thirrje atyre që janë në Angli, të rikthehen.
Por paralajmërime të tilla nuk i bindin njerëz si Flutura Rexha, djali i të cilës iku në Angli dy vite më parë, kur ishte vetëm 15 vjeç. Kalimin e bëri nga porti i Kalesë, përmes Kanalit në fund të një kamioni.
Tani ai ndjek klasën e gjashtë në një shkollë në Angli, dhe po mbahet nën kujdes nga një familje që i kanë caktuar në periferi të Londrës. Nga fotot në Facebook, duket që ka dalë pranë Towr Bridge, veshur me një bluze Polo.
“Djali im është i lumtur atje”, thotë Rexha, ndërsa rrezet e diellit hyjnë në shtëpi përmes perdeve të vjetra.
“Ai shkon në shkollë dhe merr nota të mira. Familja e re e si ta kishte djalin e vet. Në Shqipëri do të rrinte kot. Do të doja që djali të merrte dokumentet dhe të kishte një jetë të mirë”, shton ajo.
“Më ka marrë malli shumë dhe do të doja ta shihja, por këtu nuk ka mbetur asgjë për të. Ai është më i lumtur në Angli”.
Vëllai i tij më i madh, 24 vjeç, jeton pranë tij në Angli. Punon pa dokumente në ndërtim dhe dërgon para për prindërit, që janë shumë të varfër, që kur babai, polic, u hoq nga puna në vitin 2011.
Megjithatë për shumë njerëz, realiteti i jetës në Britani rezulton të jetë shumë ndryshe nga çfarë ata ëndërrojnë. Kafenetë e Hasit janë të mbushura me njerëz në moshë pune që kalojnë kohën duke pirë birra ose kafe të zezë të fortë.
Shumë prej tyre kanë theks të trashë londinez falë kohës së kaluar në atë qytet.
“Nuk më pëlqeu”, tha Hamdi Muja, pronar i “Café London”, i cili kaloi pesë vite duke punuar ilegalisht në Surrey, derisa u kthye në shtëpi në vitin 2011.
“Unë kurrë nuk do të kthehem. Ishte shumë shtrenjtë. Ti shkon atje me ëndrra, por ndryshon mendje kur mbërrin. Kam punuar në një lavazh për 25 paund në ditë. Të duhet të shpenzosh gjysmën e kësaj që fiton për të marrë një autobus për të shkuar aty dhe për tu kthyer. Pastaj të duhet të paguash 350 paund në muaj qiranë. Nuk ia vlen”.
Megjithatë, përpjekjet për të paralajmëruar miqtë e tij rreth realitetit të jetës në Britani kanë rënë në vesh të shurdhër.
“Ata nuk dëgjojnë, tha ai.
“Ata nuk duan ta besojnë këtë që them”.
Për Rexhën, Londra është vendi i vetëm ku fëmijët e saj kanë shpresë për një jetë më të mirë. Kur djali i saj më i vogël të mbushë 18 vjeç, ajo ka frikë se ai do të detyrohet të kthehet në shtëpi me pak, ose aspak shpresa për të ardhmen.
“Unë shpresoj për hir të tij, se ai mund të qëndrojë”, tha ajo, duke i drejtuar gishtat mbi një fotografi të djalit të saj.
“Unë shpresoj se ai mund të jetë i lumtur atje”.
femije emigrant

Previous Post

VIDEO/ Vlorë, seri shpërthimesh të fuqishme në qytet

Next Post

EMRAT/ JA ZËVENDËSKRYEMINISTRI DHE MINISTRAT E RINJ

admin

admin

Next Post
EMRAT/ JA ZËVENDËSKRYEMINISTRI DHE MINISTRAT E RINJ

EMRAT/ JA ZËVENDËSKRYEMINISTRI DHE MINISTRAT E RINJ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.