Kryetari i PS-së, Edi Rama u ndesh sonte më një të papritur gjatë një takimi të ngushtë me disa studentë dhe të rinj korcarë në pazarin e Korcës.
Kryeministri po shpjegonte reformën për arsim dhe maturën shtetërore duke theksuar se ky ishte një sukses i qeverisë së tij.
Por fill më pas një studente i tha se reforma duhej të bëhej në afat tjetër. “Ju e bëtë reformën kur ne ishin në fund apo në mes të shkollës. Do të ishte më mirë që reforma të prekte vetëm ata që sapo kishin filluar shkollën e mesme.
Rama ka vijuar ta kundërshtojë duke thënë se me këtë reformë nuk të con partia me telefon në shkollë të lartë ku ti do, por është një garë e vërtetë. Pikërisht këtu ka ndërhyrë sërish një studente duke e befasuar Kryeministrin. DRONI.al
“Edhe tani ashtu ndodh. Ne i shikojmë cdo ditë që kanë ndodhur dhe po ndodhin. Ka raste që unë i njoh”, i tha një studente.











