Ish e dashura e reperit të njohur shqiptar Majk, solli në jetë mëngjesin e ditës së djeshme fëmijën e saj të parë. Majlinda Zeka u bë nënë e një vogëlushi të cilin e ka bekuar me emrin Roan.
Ditën e sotme, vetëm një ditë nga lindja ajo ka ndarë një foto në të cilën shfaqet së bashku me vogëlushin e saj në krahë, ndërsa në diçiturën e kësaj fotoje ajo shkruan: “Mëngjeset si këto, më shumë se e bekuar”
Ndonëse reperi është aluduar si babai i fëmijës, ende nuk ka një reagim nga ana e tij në lidhje me këtë.













