• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ILIR NIKOLLA/ S’ka koalicion, por duhet të ketë Front anti-Rama

admin by admin
1 June, 2017
in Kryesore, Politika
0
ILIR NIKOLLA/ S’ka koalicion, por duhet të ketë Front anti-Rama
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
ilir nikolla, vogel new

Ilir Nikolla

90 ditë politikë jonomade në Çadrën e Protestës prodhuan një marrëveshje të paprecedentë që do të ketë ndikime pozitive imediate, por përmes vendosjes së precedentit, do t’i shërbejë pafundësisht vendosjes së standardit të zgjedhjeve të lira, me përfshirjen në proces të opozitës, në të gjitha votimet e ardhshme. Sigurisht, praktika e përfshirjes së opozitës në qeveri si mekanizëm kontrollues ia vlen të verifikohet gjatë këtyre 37 ditëve se sa efektive do të jetë, pasi nga ky rendiment varet edhe rendimenti se sa larg do të mbahen klanet e krimit dhe të kanabisit nga zgjedhësit dhe kutitë e votimit.
Që në orët e para të publikimit, kjo marrëveshje ka shkaktuar edhe çartjen e humorit të shumë politikanëve. Ata që bërtasin skandal e turp se si u mor firma e opozitës pa largimin e Ramës nga karrigia, do bënin mirë t’i bënin një analizë koshiencës së tyre, se mos me të vërtetë e donin opozitën jashtë zgjedhjeve. Zërat e parë të kësaj “revolte” të vogël erdhën nga disa parti të vogla, të cilat shpallën koalicionin PS-PD dhe rrezikun e shkrirjes së partive të vogla. Por këto parti duhet të korrigjojnë shënjestrën. Nuk është Lulzim Basha që i la jashtë regjistrimit në koalicion, por mania e Edi Ramës për të hedhur çfarëdolloj aleati, kur i bëhet i bezdisshëm apo i panevojshëm. Është Edi Rama që i mashtroi, duke nxjerrë Bibën e KQZ-së për t’u thënë se do ta shtynte apriori afatin e regjistrimit të koalicioneve e më pas i rimashtroi duke u thënë se do të merrnin votat e opozitës, meqenëse ai “kish marrë garanci” se ajo s’do të lejohej të futej në proces. Me marrëveshjen e 18 majit opozita futet në proces dhe merr votat e saj, ndërkohë që ish-aleatët e Ramës duhet të vrasin mendjen si ta kërkojnë shpagimin e kryeministrit-përgjegjës.
Vëzhguesit e dinamikës se si u konsumua ky 90 ditësh i politikës jonomade mund të kenë vënë re faktin se Edi Rama me të vërtetë kishte nisur të mendonte se ia kish arritur ta nxirrte opozitën nga sistemi dhe po përgatitej që së bashku me levat e tij, të themelonte një sistem të ri të partisë-shtet, ku vetë do të luante edhe ligjin, edhe maliqin. Shprehja “me dorë në zemër” e kryeministrit se e ka dashur opozitën në proces, përgënjeshtrohet nga listat e kandidatëve që ai publikoi, ku spikaste renditja e tij e 6-a në Vlorë dhe renditja e Ruçit si i 9-i në Fier. Kjo renditje s’është marrje përgjegjësish, por mesazhi që ai jepte për “aleatët” e tij se sa ka ndërmend të lërë nga “torta” e deputetëve për partitë që i legjitimojnë procesin.
Por, rezistenca e paprecedentë e opozitës dhe shndërrimi i Shqipërisë në një vatër infeksioni që po eksportonte destabilitet në rajon e më gjerë, i detyruan partnerët tanë ndërkombëtarë të ndërhynin për ta ndalur turravrapin monist të Ramës. Tani kemi një marrëveshje dhe prej saj mund të qëmtojmë gënjeshtrat e parafushatës së kryeministrit si dhe merakun e tij të vetëm. Nga e gjithë ngrehina propagandistike me Vetting e me aleancë strategjike, kryetari i PS në fund ruajti vetëm një vijë të kuqe, atë të mbajtjes së zgjedhjeve brenda muajit qershor. Të tjerat i lëshoi. Bënte be e rrufe për vettingun, por në ditët e fundit u desh këmbëngulja amerikane dhe deklarimi publik i opozitës që të thirrej një seancë e posaçme plenare për Vettingun, pasi Edi Rama ishte i gatshëm të firmoste një marrëveshje që s’kishte nevojë fare për konsultim parlamentar lidhur me reformën në drejtësi. Tha se s’e donte “republikën e re” dhe shqiptarët do të vijonin të bënin shtet me të, por gënjeu si dreqi, pasi në marrëveshjen e firmosur me Lulzim Bashën ka rënë dakord për ndryshime të thella kushtetuese, në fillim të legjislaturës së re, çka parathotë një rithemelim të të gjithë ngrehinës së institucioneve të demokracisë tonë. Pasi i lëshoi të gjitha, ia arriti të ruante vetëm vijën e kuqe të qershorit, e cila i demaskon lojën që ka luajtur deri më tani me partnerët në koalicionin qeveritar. Përrallat për aleancë strategjike me LSI-në u pluhurosën poshtë parakushtit të 25 qershorit, çka pamundëson riregjistrimin e koalicioneve. Kjo datë është disi edhe një garanci për lidhjet okulte që kryeministri mban me narko-klanet, çka mund të konsiderohet si dëmi më i madh anësor i marrëveshjes Rama-Basha.
Dëmi tjetër, ai i ndëshkimit të koalicioneve parazgjedhore është një dëm i vogël, i cili ka mundësi rikuperimi para 25 qershorit. Partitë e vogla të së majtës patën edhe njëherë rastin të “shijojnë” pabesinë e Edi Ramës. Vija e kuqe e 25 qershorit është një shans për ato parti të formojnë një narrativë elektorale, që do konsistojë në denoncimin e sjelljes së kryeministrit. Për partitë e vogla të djathta, të cilat u sakrifikuan 90 ditë së bashku me Bashën dhe PD, besoj se një marrëveshje interesi të ndërsjellë do të gjendet, por gjithsesi ato janë të rreshtuara apriori në llogoren që kërkon ndëshkimin elektoral të kryeministrit.
Pra mund të themi, në përfundim të orëve të para të publikimit të marrëveshjes Rama-Basha, se s’do të kemi koalicione në zgjedhje, por do të kemi një front Anti-Ramë.

Previous Post

VIDEO/ Athinë, protesta të dhunshme, persona të maskuar tentojnë të hyjnë në Parlament

Next Post

Vasili: Marrëveshja Rama – Basha antikushtetuese

admin

admin

Next Post
Vasili: Marrëveshja Rama – Basha antikushtetuese

Vasili: Marrëveshja Rama – Basha antikushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.