Kreu i Kuvendit dhe ndërkaq Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta nuk mund të rrijë rehat ndërsa dy politikanët kryesorë të vendit po bëjnë një marrëveshje me orë të gjata. Reporterët që ndjekin takimin Rama-Basha kanë konstatuar Metën që po lëvizte në drejtim të Pallatit të Kongreseve.
Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “bë” se makina e Metës kaloi para Pallatit të Kongreseve dhe i ka përshëndetur me një bori, por ndërsa të gjithë gazetarët kanë vrapuar në pritje të ndonjë deklarate, Meta ka vijuar rrugën pa u ndalur me shpejtësi.
Zakonisht kur bëhet marrëveshje mes dy të mëdhenjve, LSI që nuk është as e madhe e as e vogël merr një të shtyrë, sic ka ndodhur në vitin 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese.











