Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, ka përshëndetur marrëveshjen Rama-Basha për zgjedhjet.
Në një postim në tëitter, teksa përcjell urimet për këtë hap të klasës politike shqiptare, eurodeputeti thotë se është i gëzuar që sëbashku me miqtë e SHBA dhe McAlister mundën të kontribuojnë në të këtë drejtim.
Më herët edhe europarlamentari Eduard Kukan u shpreh: “I lumtur të shoh lajme të mira nga Shqipëria. Këtë mëngjes Rama dhe Basha arritën marrëveshje”.











