Foto Ilustruese
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të Sokol Hysa, 43 vjeç banues në Belsh.
Arrestimi i tij, u bë pasi duke drejtuar mjetin me targa AA 633 PU në aksin rrugor Elbasan – Cërrik në fshatin Gjergjan është përplasur me biçiklistin H. H., 68 vjeç banues në fshatin Thanë, Elbasan.
Sipas Policisë Vendore, H. H, pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Elbasanit është dërguar në Tiranë dhe më pas ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.












