Policia greke ka sekuestruar 43 kg kanabis që ndodhej në portbagazhin e një mjeti të braktisur.
Si drejtues i mjetit është identifikuar një 35 vjeçar nga Shqipëria, i cili u shpall në kërkim.
Ndërsa po ecte në autostradën Egnatia, në afërsi të Mocovos, 35-vjeçari nuk iu bind sinjalit të policisë për të ndaluar dhe rriti shpejtësinë. Pak më vonë, e la makinën në anë të rrugës dhe u zhduk duke ecur me këmbë.
Në portbagazhin e autoveturës policia gjeti dy çanta udhëtimi, brenda të cilave ndodheshin 26 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 43 kilogramë e 380 gramë.
Sipas policisë, mjeti ishte vjedhur në Peristeri të Athinës, më 21 prill 2017.











