Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Dajtit. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar. Sipas informacioneve paraprake mësohet se trupi është plotësisht i djegur. Kufoma është pikasur nga një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë. Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet përkatëse.
Sipas policisë dyshohet se trupi ndodhej në atë zonë prej një jave.
DRONI.AL











