Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar në selinë e PD-së një takim me aleatët e tij, krerët e partive opozitare parlamentare.
Në takim, i cili përfundoi, morën pjesë, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehi, Vangjel Duka dhe ish-deputetin e PS, Eduard Ndocaj.
Takimi midis tyre u zhvillua një ditë pas takimit që Basha me aleatët pati me Zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee në Tiranë dje për zgjidhjen e krizës politike në vend.











