Partia Demokratike pritet ët dalë rreth mesnate me një deklaratë për mediat, në të cilën do të flasë për dështimin e negociatave me qeverinë për t’i dhënë fund krizës politike.
Negociatat dështuan, pasi palët nuk bien dakord për datën e zgjedhjeve. Kryeministri nuk tërhiqet nga 18 qershori, ndërsa opozita kërkon shtyrje të zgjedhjeve deri në implementimin e numërimit elektronik dhe identifikimit biometrik të votuesve.












