• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Shpërndanë tokën e Thethit për miq e familjarë, dërgohen për gjykim ish-kryetari dhe dy vartës të komunës Shalë

admin by admin
16 May, 2017
in Kronika
0
EMRAT/ Shpërndanë tokën e Thethit për miq e familjarë, dërgohen për gjykim ish-kryetari dhe dy vartës të komunës Shalë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim tre ish-zyrtarë të komunës Shalë, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, pasi kanë shpërndarë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit në kundërshtim me ligjin.
Ish-kryetari i Komunës Shalë (Theth), Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi kanë falsifikuar dokumente zyrtarë, në bazë të të cilëve persona të ndryshëm janë bërë pronar të pronave në zonën turistike pa pasur asnjë të drejtë ligjore për përfitim të pronësisë.
Pak javë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për këtë pronë, me sipërfaqe rreth 41.500 m2 tokë.

Hetimet
Në bazë të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Shkodrës, lidhur me veprimtarinë e ish-drejtuesve të Hipotekës së qytetit, kanë rezultuar të dhëna të tjera mbi veprime të dyshuara si të paligjshme të kryera nga ana e ish-zyrtarëve të Komunës Shalë (Theth).
Në vitin 2008, ish-Kryetari i Komunës Shalë, Dedë Tonaj, ka udhëtuar nëpunësin e komunës, shtetasin Tomë Shyti, me detyrë inspektori i taksave pranë komunës dhe kryeplakun Gjovalin Lokthin, të plotësojnë formularë të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) për banorët e fshatit Theth, në një kohë që nuk është ngritur komision për ndarjen e tokës në fshat ku këta te kenë qenë anëtare dhe nuk është ndjekur asnjë procedurë ligjore për ndarjen e tokës për banorët e fshatit Theth.
AMTP janë plotësuar nga shtetasi Tomë Shyti, i cili në rubrikën “Për komisionin e tokë në fshat……Kryetari” ka vënë emrin e tij dhe ka nënshkruar në këtë cilësi pa e pasur atë.  AMTP janë vulosur nga kryetari i Komunës Shalë Tomë Shyti dhe nga kryeplaku në atë periudhë kohe shtetasi Gjovalin Lokthi, duke i dhënë këtyre akteve vlerën e dokumenteve zyrtarë.
Nga te dhënat e pasqyruara në AMTP-të, si dhe nga te dhënat e tjera hetimore,  përveç faktit se AMTP janë lëshuar nga autoriteti jo kompetent ligjor krahas te tjerave  rezulton se me to u është dhënë pronësia për tokat ne fshatin Theth edhe  personave/familjeve që nuk janë banorë të këtij fshati ose që janë banore në fshatra të tjerë te Shkodrës ose në qytete te tjera apo fshatra të tyre (rreth 67 te tilla) dhe personave, të cilët kanë lindur shumë vite pas dt. 01. 08. 1991, që janë te dtl. 1995, 2000….2007 (në bazë të ligjit 7501/1991 përfitonin tokë anëtarët e familjeve bujqësore në vitin 1991).
Ish-kryetari i Komunës Dedë Tonaj, në bashkëpunim me shtetasin Tomë Shyti, me detyrë inspektori i taksave pranë komunës dhe kryeplakun Gjovalin Lokthin, ndër të tjera, ka lëshuar AMTP në kundërshtim me kriteret e përfitimit te tokës edhe në favor të fëmijëve të tij, shtetasve A. Tonaj (dtl. 1998) dhe A Tonaj (dtl. 2001).
Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se, në bazë të këtyre akteve joligjore, janë regjistruar në Hipotekën e Shkodrës pronat në një sipërfaqe totale prej rreth 41.500 m2 në zonën e Thethit, ndërsa pjesa tjetër e pronave janë në proces regjistrimi.

Sekuestrimi
Për këtë arsye, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar sekuestrimin e pronave të regjistruara në Hipotekë në emër të 5 shtetasve të ndryshëm, me qëllim që të shmanget tjetërsimi i mëtejshëm i tyre.
Ndërsa për tokat e përfituara në mënyrë të paligjshme, por që vijojnë të jenë në proces regjistrimi në Hipotekë, Prokuroria e Shkodrës njofton Avokaturën e Shtetit, për të vijuar procedurat e mëtejshme për të rikthyer në ligjshmëri procesin e ndarjes së tokave në ish-komunën Shalë (Theth).
Pak ditë më parë, Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim edhe dy ish-zyrtarë të Hipotekës Shkodër, për një tjetër rast të regjistrimit të rreth 23.500 m2 tokë në kundërshtim me ligjin, në fshatin Baks-Rrjoll, në zonën turistike të Velipojës. Edhe në atë hetim, prona për të cilën dyshohet se është përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar, është nën sekuestro preventive me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës.

Previous Post

FOTO & EMRI/ Skrapar, gjenden armë e drogë në fshatin e Presidentit të zgjedhur, arrestohet bashkëfshatari

Next Post

ARTAN FUGA/ Propozimi amerikan, një dhuratë e Zotit për çadrën

admin

admin

Next Post
ARTAN FUGA/ Propozimi amerikan, një dhuratë e Zotit për çadrën

ARTAN FUGA/ Propozimi amerikan, një dhuratë e Zotit për çadrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.