Opozita ka pranuar ofertën e Mc Allister ndërkohë që ka synuar arritjen e një marrëveshjeje për një datë të re zgjedhjesh, gjë që është refuzuar nga Kryeministri Rama, bëjnë të ditur burime afër PD.
Basha u ka shpjeguar aleatëve avancimin dhe më pas ngecjen e negociatave për shkak të datës së zgjedhjeve, cfarë mund të cojë në dështimin e marrëveshjes.
Pas dështimit të negociatave për caktimin e një date tjetër të zgjedhjeve opozita ka marrë vendim që të qëndrojë në çadër dhe të vijojë protestat.











