Kryeministri Edi Rama ka shkuar me helikopter në Shkodër për të marrë pjesë në tubimin elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Kjo “zgjedhje e detyruar” u bë për shkak se të rinjtë e Partisë Demokratike kishin dalë në protestë dhe bllokuan hyrjen e qytetit të Shkodrës me pankarta në duar kundër Kryeministrit Edi Rama. Në këto pankarta të FRPD shkruhej “Po Republikës së Re”.
Mësohet se kryeministri u detyrua të merrte helikopterin në Gjadër të Lezhës për të hyrë në Shkodër.
“Të rinjtë e Shkodrës detyrojnë Ramën të marrë helikopterin në Gjadër të Lezhës për të hyrë në Shkodër…”, shkruan Bardh Spahia në “Facebook”.












