Foto Arkiv
Pas më se një ore, ka përfunduar takimi i kryetarit të PD Lulzim Basha me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee i cili po zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë. Në takim merrnin pjesë edhe aleatët e PD-së, si dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Takimi mes tyre u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike dhe u diskutua për krizën politike në vend, por ende nuk ka asnjë deklaratë nga palët.
Më herët, zyrtari amerikan u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.











