Fot Arkiv
Takimi prej më shumë se një ore i kryeministrit Edi Rama me zëvendësndihmës sekretarin Hoyt Brian Yee ka qenë përgjithësisht takim kortezie.
Yee i cili është në prag të lënies së detyrës, ka falënderuar qeveritë shqiptare për mbështetjen për kauzën e luftëtarëve mek, një çështje e ndjeshme për Uashingtonin. Burime nga takimi thonë se përtej zërave në disa media, nuk ka një paketë amerikane për zgjidhjen e krizës në Tiranë, përtej asaj që u ofrua nga McAllister, raporton Tot Channel.
Yee u njoh me qëndrimin e kryeministrit se tashmë nuk është e mundur as shtyrja e zgjedhjeve disa javë.












