Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee sapo përfundoi takimin me kreun e Kuvendit dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta. Takimi ka zgjatur rreth 50 minuta dhe ashtu si edhe në takimin me Kryeministrin nuk ka pasë asnjë deklaratë për mediat.
Pak më parë zyrtari i lartë amerikan u takua me Kryeministrin Rama, një takim që ka zgjatur rreth një orë e gjysëm ndërsa të pranishëm në takim ka qenë edhe ministri i Jashtëm Ditimir Bushati dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Yee do të ketë një takim më pas në orën 14:45 me liderin e PD Basha i cili do të shoqërohet në bisedë me aleatët e opozitës.












