Hajredin Lleshi i cili u vra sonte në Mat po qëndronte në shtëpi kur iu afrua ora e zezë e vdekjes.
Babai i tre fëmijëve doli në verandën e shtëpisë së tij rreth orës 9’30 të mbrëmjes fill pasi dikush e thirri në emër nga jashtë oborrit të banesës.
Familjartë e tij kanë dhënë dëshmitë e para në polici.
“Para dy vitesh na kanë vrarë dhe xhaxhain. Babain e thirri “dikush” dhe ai doli në verandën e shtëpisë. Sapo doli në derë dëgjuam krisma”, mësohet të jenë shprehur femijet e viktimës para hetuesve qe kane mberritur ne vendin e ngjarjes menjehere pas krimit.
Policia ka bllokuar rrugët që të çojnë në fshatin Prell, Bruç dhe Urakë.











