E përditshmja më e madhe serbe, Politika shkruan sot se për lirimin e Haradinajt nga Franca është përkujdesur zyra e ish- Kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, Chery Blair. Sipas Politika, Chery Blair ka ndikim të madh tek bashkëshorti i saj ndërsa zyra e saj “Matriks Chambers” është prej më të njohurave në botë.
Se si kjo gazetë vjen tek ky konkluzion ende nuk dihet pasi mbrojtësja e Haradinajt ishte nga Parisi.
Një artikull për Haradinajn sot e ka në ballinë edhe gazeta e përditshme serbe “Kurir”. Kjo gazetë duke cituar burime të veta shkruan se gruaja e ish-kryeministit britanik Tony Blair-it, Cherie Blair ka paguar një shumë të majme parash për lirimin e Haradinajt, shkruan gazeta express.
“Cherir Booth, gruaja e Tony Blairit, pagoi të paktën 360 mijë euro që procesi i lirimit të Haradinajt nga drejtësia franceze të kryhet me sukses”, – thuhet në artikull.
Sipas Kurir, Cherie ishte pjesë e ekipit ligjor që u mor me çështjen e Haradinajt sa ishte i ndaluar në Francë.











