Një makinë e djegur është gjetur mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prellë, në njësinë administrative nr.9, Rukaj, Mat.
Sipas banorëve të zonës, makina është djegur qëllimisht.
“Pamë persona që i vunë zjarrin vetë makinës”- deklarojnë banorët për policinë.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet dhe priten informacionet zyrtare.












