Një 30-vjeçar ka kërcënuar komshiun e tij me sopatë.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, në lagjen 15.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga 30-vjeçarin Besnik Xhaferraj, i cili ka kërcënuar me sopatë komshiun e tij shtetasin A. M. 20 vjeç.
Në vijim ka goditur me sëpatë mjetin me targa DR 1198 D, duke i thyer xhamin e krahut të majtë, si dhe ka dëmtuar murin e shtetasit F.S. 60 vjeç (komshi).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.











