• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

8 princeshat arabe para gjyqit në Belgjikë, ja ç’bënë me shërbëtorët

admin by admin
14 May, 2017
in Rajoni
0
8 princeshat arabe para gjyqit në Belgjikë, ja ç’bënë me shërbëtorët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Belgjikë ka nisur gjykimi për tetë princesha nga Emiratet e Bashkuara Arabe që sollën shërbëtorët në Evropë pa vizë pune duke i mbajtur në kushte jonjerëzore. Rasti mund të ketë pasoja të rënda për të akuzuarit.

Princesha Shekha Alnehayan dhe shtatë vajzat e saj e vizitojnë Brukselin rregullisht. Në vitin 2008, ato prenotuan apartamentin e zakonshëm luksoz në Hotelin Konrad për disa muaj. Me vete sollën edhe 20 shërbëtorët e tyre, të cilët duhet të jenë në dispozicion të tyre 24 orë në ditë, pa ushqim të mjaftueshëm, pa shtretër dhe pa vizë – përfshirë edhe vizë pune për Bruksel.

Familja Alneyahan është një familje me ndikim të madh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pak para se të ndodhte ky rast në Bruksel, kjo familje e kishte blerë klubin e njohur futbollistik “Manchester City”. Tani, të tetë princeshat janë akuzuar për shkelje të rregullave të punës dhe trafikim qeniesh njerëzore.

“Shërbëtoret nuk paguheshin, punonin ditë e natë dhe flinin në dysheme. Princeshat i fyenin dhe i keqtrajtonin vazhdimisht”, tregon Patricia LeCocq, zëdhënëse e organizatës belge për të drejtat e njeriut “Myria”.

Rasti u bë ditur pasi njëra nga shërbëtoret u arratis nga hoteli dhe denoncoi gjithçka në polici. Policia nisi hetimin, pas të cilit policia vërtetoi deklaratën e shërbëtores: gratë mbaheshin peng në kushte jonjerëzore. Si rrjedhojë, rasti përfundoi në gjykatën belge. Tani nëntë vjet më vonë, princeshat do të përgjigjen për akuzat ndaj tyre. Avokati i familjes mbretërore ka akuzuar policinë belge se hetimet nuk janë bërë konform ligjeve, raportojnë mediat belge. Kjo është edhe arsyeja kryesore për kohëzgjatjen e rastit.

Nicholas McGeehan nga “Human Rights Ëatch” thotë: “Unë nuk e besoja dot që në media kjo temë nuk nxiti më shumë reagime”. Dhe ky nuk është rast i vetëm. Në janar të këtij viti janë bërë akuza të njëjta në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për një familje nga Dubai. Këto të fundit, gjatë një vizite të shkurtër në Vjenë, kanë pasur shërbëtore nga Filipinet. Por për shkak se nuk ka asnjë marrëveshje midis Austrisë dhe Emirateve, kjo akuzë nga shërbëtoret e keqtrajtuara ka shanse minimale para gjykatës. Kryerësit e veprës penale janë larguar tashmë dhe nuk mund të thirren para gjykatës.

Në shumë shtete të Evropës ka shkelje të rënda të ligjeve për të drejtat e njeriut nga vizitorë prej shteteve arabe si: Arabia Saudite, Bahraini, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Mënyra si i trajtojnë ata shërbëtorët e tyre në vendet e tyre mund të jetë në përputhje me ligjin, por në shtetet evropiane kjo është ndryshe. Në shtete si Gjermania, Austria dhe Belgjika, ata bëjnë shkelje të ligjeve kombëtare. Si në rastin e tetë princeshave.

Një akuzë tjetër që u ngrihet princeshave është ajo se shërbëtoret në Belgjikë i kanë marrë pa leje pune dhe që ata të punojnë në Belgjikë u duhet patjetër leje për punë. Për këtë shkak organizata „Myria” i akuzon ata për trafikim qeniesh njerëzore.

Gjykata belge ka tani mundësinë që të vendosë një precedent për praktika të tilla, pasi siç shihet, janë raste të shpeshta. “Nëse gjykata i dënon princeshat për tregti qeniesh njerëzore, princeshat mund të përfundojnë në burg, ose t‘u paguajnë dëmshpërblim viktimave. Por problemi është se tani më ka kaluar shumë kohë dhe dënimi mund të jetë shumë më i lehtë për të akuzuarit” tha Patricia Le Cocq.

Problemi tjetër është se edhe nëse të akuzuarit dënohen me burg, ka gjasa të larta që Emiratet e Bashkuara Arabe të deportojnë personat e akuzuar. Për aktivistët për të drejtat e njeriut ky fakt është mjaft frustrues. McGeehan nga organizata „Human Rights Ëatch” ka ende shpresa dhe thotë: „Procesi gjyqësor mund të jetë shumë i rëndësishëm, për arsye se familjet më të pasura në botë do të akuzohen për trafikim me njerëz”.

Mbetet të shpresojmë se do të ketë ndryshime dhe së paku të njoftohet opinioni se si shtetet e Gjirit abuzojnë me të drejtat e njeriut. dw

Previous Post

Trukimi i ndeshjes, flet ish- lojtari Alban Bushi: Ja si qëndron e vërteta

Next Post

Zyrtari i lartë amerikan nesër në Tiranë, a ka shanse për një zgjidhje

admin

admin

Next Post
Zyrtari i lartë amerikan nesër në Tiranë, a ka shanse për një zgjidhje

Zyrtari i lartë amerikan nesër në Tiranë, a ka shanse për një zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.