Sapo ka ndodhur një aksident tek Autostrada Tiranë Durrës ku një mjet ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me trafik ndarësen dhe më pas është përmbysur. Nuk dihet ende sa persona po udhëtonin me mjetin e aksidentuar dhe nëse ka të plagosur, njofton Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore. Kjo ka sjellë një trafik kilometrik dhe policia po punon për lirimin e saj si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti.











