Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Librazhd kanë arrestuar 37 vjeçarin Lavdim Mema, banues në fshatin Dorëz Librazhd.
Arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Dorëz gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të forta kushëririn e tij shtetasin Q.M, 68 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje të lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 130/a dhe 89 të Kodit Penal.











