• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ Çdo ndodhë më tej?

admin by admin
13 May, 2017
in Politika
0
BLENDI FEVZIU/ Çdo ndodhë më tej?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
blendi fevziu, vogel

Blendi Fevziu

Partia Demokratike ka mbajtur sot protestën e paralajmëruar, e dyta që nga ajo e 18 Shkurtit, që inicioi vendosjen e çadrës në bulevard. Përtej debatit shterpë mbi numrat dhe pjesëmarrjen, debat që në fakt nuk të çon askund, ajo që është më shqetësuese, është pyetja: ku do shkojë opozita dhe cili është hapi i mëtejshëm i saj?
Them që debati për numrat s’ka asnjë rëndësi, sepse në thelb, nuk është ai vendimtar por ideja që PD ka për të vijuar më tej. Varësisht hapave që do vendosë të bëjë dhe veprimeve që ndërpritet të marrë, PD – së mund t’i mjaftojnë për të pasur sukses edhe gjysma e atyre që kishte në bulevard dhe mund të mos i mjaftojë në një formë tjetër as pesëfishi i atyre që ishin sot. Beteja politike nuk është çështje numrash, por idesh, bindjeje dhe qartësie për t’i frymëzuar qytetarët.
Në një editorial të thuajse 10 ditëve më parë, kisha shkruar se bllokimi i zgjedhjeve dhe suksesi i opozitës varej nga dy gjëra: e para nga mbështetja ndërkombëtare dhe e dyta, nga nxitja e një proteste masive popullore. Pra konsensusi popullor. Kur flitet për protestë popullore, nuk flitet për mbështetës që dalin në një miting sepse çdo parti e madhe i ka numrat e saj dhe mund ta organizojë gjithnjë një miting të tillë, por flitet për pakënaqësi popullore, që organizohet dhe proteston vetë, që çon në paralizimin e shtetit dhe në rrëzimin e tij. Shembuj të tillë kemi shumë në botë.
Për fatin e keq, PD nuk duket se po arrin asnjërën nga këto.
Mbështetja ndërkombëtare, ashtu siç edhe pritej, nuk është në favor të aksionit për të bllokuar zgjedhjet dhe as për të penguar zhvillimin e tyre. Një sërë deklaratash kanë shkuar në favor të qeverisë për zgjedhjet e 18 Qershorit. Për fat të keq, edhe falë këtyre deklaratave, ato rrezikojnë të jenë zgjedhjet më absurde që nga koha e komunizmit dhe Shqipëria, rrezikon të bëhet i vetmi vend që nga gadishulli i Kamcatkës e deri në Ishullin Britanik që Parlamenti është monokolor. Ky nuk është vetëm turp, por edhe rrezik real për demokracinë.
Mbështetja masive popullore mbetej rruga e dytë dhe e vetme e opozitës për t’u imponuar. Në fakt, pas 3 muaj protestë, mbështetja ka mbetur brenda atyre që votojnë opozitën (dhe që nuk janë pak në Shqipëri), por duket se nuk ka shkuar më tej.
Sot, PD ka organizuar një protestë nga e cila qytetarët janë larguar pa kuptuar se si do të vijojnë. Kjo nuk duhej të ndodhte. Tani koha nuk punon në favor të opozitës. Qeveria e ka axhendën e saj të qartë: zgjedhjet e 18 Qershorit dhe rikonfirmimi i një super mazhorance që kërkon të shkojë më tej. Pra mbështetësit e mazhorancës e dinë se çfarë do bëjnë dhe ku do shkojnë. Ata të PD, sot nuk kuptuan konkretisht atë që do të vijojë. Aq më pak qytetarët e tjerë që duan t’ju bashkohen atyre. Paqartësia në politikë, është më vrastare se sa mediokriteti.
PD nuk i dha sot përgjigje pyetjes thelbësore, ç’do bëj më tej!? Ajo duhet të qartësojë sa më parë qëndrimin dhe axhendën e saj, cilado qoftë ajo, sepse nëse hyn në stinën e pushimeve pa një ide të qartë, rikthimi aty ku u la në Shtator do të jetë shumë më i vështirë. Ndaj lidershipi i saj duhet t’i përgjigjet pyetjes që e bëjnë sot, besoj të gjithë: çdo ndodhë më tej?

Previous Post

FOTO/ Vlorë, aksident i rëndë, një makinë përmbyset, tjetra përfundon në kanal

Next Post

VIDEO PIKANTE/ Militanti “pritë” ministres te selia e PS: Po si t’ia bëj o burrë, jam pa punë!

admin

admin

Next Post
VIDEO PIKANTE/ Militanti “pritë” ministres te selia e PS: Po si t’ia bëj o burrë, jam pa punë!

VIDEO PIKANTE/ Militanti “pritë” ministres te selia e PS: Po si t’ia bëj o burrë, jam pa punë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.