Makina me të cilën dyshohet se kanë udhëtuar atentatorët e Rudin Haxhiajt, është gjetur e djegur në Kakome.
Sipas burimeve policore, makina tip “Benz” me targa greke është gjetur e djegur.
Kjo makinë dyshohet se është përdorur nga personat që dy ditë më parë bërë atentatin e 8-të ndaj ish-policit Rudin Haxhiaj.
Mjeti mësohet se ishte vjedhur që në dhjetor të vitit 2016, ndërsa i përkiste të riut me inicialet A. P., 33 vjeç. Makina ishte denoncuar e vjedhur prej muajsh.











