Makina e një gruaje është djegur pas mesnatës së sotme në superstradën Milot–Lezhë.
Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 00:30, tre persona që lëviznin me një makinë tip “Audi”, kanë ndaluar mjetin dhe kanë thyer xhamin e makinës së gruas F.B., dhe i kanë venë zjarrin.
Makina e gruas ka qenë e parkuar në parkimin e një lokali.
Pasi i vunë flakën makinës së gruas, u larguan.
Autorët janë ende në arrati, ndërsa policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.












