Policia greke njofton shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, të përbërë nga grekë dhe shqiptarë.
Plot 21 persona kanë përfunduar në pranga, prej të cilëve 9 shqiptarë, ndërsa të tjerë janë grekë.
Shtatë persona të tjerë, katër prej të cilëve shqiptarë janë në kërkim nga policia. Rrjeti sillte heroinë nga Shqipëria dhe e trafikonte në Korfuz dhe zona të tjera te Greqisë Perëndimore.
Sipas hetimeve paraprake rrjeti ka përfituar nga trafiku 480.000 euro.











