Kolegji Zgjedhor ka hedhur shorti dhe është përcaktuar trupa e gjyqtarëve që do të shqyrtojë padinë e dytë të bërë kundër zhvillimit të zgjedhjeve në datën 18 qershor, me arsyetimin se listat e deputetëve janë dorëzuar jashtë afateve.
Padia është bërë nga Partia Aleanca Popullore. Relator i kësaj çështje do të jetë Astrit Kalaja.
Emrat e gjyqtarëve
Gjin Gjoni
Lindita sinanaj
Tomor Skreli
Sotiraq Lubonja
Astrit Kalaja











