Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar në lidhje me protestën e partisë demokratike që do të mbahet më 13 maj. Në një status të shkurtër OSBE ka mbështetur të drejtën e demokratëve për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, pa dhunë.
OSBE: E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë.











